“O Rakip Suli, çfarë borxhi të kemi? Na ngelën makinat në servise për fajin tënd”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2025, 09:51

Çdo ditë, redaksia e JOQ ALBANIA merr dhjetëra denoncime nga banorët e Kamzës dhe zonave përreth për gjendjen e mjerueshme të rrugëve dhe mungesën totale të ndërhyrjeve nga Bashkia Kamëz.

Në rrugën “Albavia – Çerkezë – Morinë”, që njihet nga vendasit edhe si “Argjinatura”, situata është bërë pothuajse e papërballueshme. Sipas qytetarëve, rruga është e pakalueshme si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët, ndërsa balta dhe gropat e shumta e kanë kthyer atë në një terren të rrezikshëm që shkatërron çdo ditë e më tepër mjetet e tyre.

Prej vitesh, kjo rrugë përmendet në fushatat elektorale si projekt për t’u përfunduar, por realiteti në terren tregon të kundërtën. Rreth 800 metra segment rrugor, që lidh disa lagje të banuara, është kthyer në një makth të përditshëm për banorët.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse dhe fund premtimeve boshe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit