Koalicioni Pro Familjes dorëzon sot kërkesën te Presidenti për mosdekretimin e ligjit të Barazisë Gjinore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 09:52

Sot, përfaqësues të Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës do të mblidhen përpara Institucionit të Presidentit, për të dorëzuar kërkesën zyrtare që ligji për Barazinë Gjinore të mos dekretohet nga Presidenti. Mbledhja është planifikuar të fillojë në orën 11:00, dhe sipas organizatorëve, kjo është një veprim i rëndësishëm për mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes.

Pasi të dorëzohet kërkesa, përfaqësuesit e koalicionit do të mbajnë një deklaratë për median, ku do të shpjegojnë arsyet e nismës dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin. Ata theksuan se ky ligj, sipas tyre, cenon vlerat e familjes dhe kërkon një rishikim të kujdesshëm.

Koalicioni bëri thirrje për prani dhe mbështetje nga mediat dhe qytetarët, duke e konsideruar këtë moment një pjesë kyçe të betejës për mbrojtjen e familjes dhe jetës. Organizatorët njoftuan se aktiviteti do të zhvillohet në para Presidencës, nga ana e Bulevardit qendror, në orën 11:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit