Digjet mobileria në Vlorë, autori i maskuar i vë flakën biznesit dhe arratiset

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 08:46

Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar plotësisht një mobileri në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, kur një person ende i paidentifikuar, i veshur me rroba të errëta, ka thyer xhamin e dyqanit dhe ka spërkatur ambientin me lëndë djegëse, duke shkaktuar më pas shpërthimin e flakëve.

Brenda pak sekondash, objekti është përfshirë plotësisht nga zjarri, duke shkatërruar çdo gjë në brendësi të tij. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar. Deri më tani nuk është dhënë një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërsa po mblidhen pamje nga kamerat e sigurisë për të ndihmuar në hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit