Pas reshjeve të shiut, Kukësi zgjohet pa drita, shkak amortizimi i rrjetit elektrik!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 08:31

Reshjet e shiut që përfshinë rajonin e Kukësit gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji. Mungesa e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik bën që defektet të përsëriten sa herë që ka mot të keq.

Sipas autoriteteve lokale, reshjet kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa segmente rrugore rurale, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, me synimin për të rikthyer qarkullimin normal dhe për të shmangur izolimin e zonave periferike.

Megjithatë, reshjet e fundit kanë pasur edhe ndikim pozitiv, duke rritur ndjeshëm nivelin e ujit në Liqenin e Kukësit dhe duke përmirësuar prurjet drejt hidrocentralit të Fierzës. Ky fakt ka ndihmuar në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, por njëkohësisht ka sjellë edhe shtim të mbeturinave në sipërfaqen e liqenit, duke shkaktuar shqetësime mjedisore për ndotjen e ujërave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit