Një sherr raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Ullirit” në Kamëz.
Sipas burimeve për JOQ Albania, konflikti ka ndodhur në një lokal që dyshohet se është përshtatur për luajtjen e basteve sportive. Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e sherrit, ndërsa dëshmitarët pohojnë se dy persona janë shoqëruar nga policia.
Në pamjet e siguruara nga redaksia shihet një prezencë e shtuar e forcave të rendit në zonë. Deri në këto momente, policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.