Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 30-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta, ku janë përfshirë disa persona.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen “24 Maji”, ku shtetasi Bledar Skënderaj. ka mbetur i plagosur pas konfliktit.
30-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Forcat e rendit kanë shoqëruar disa persona në komisariat dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.