Shkoi për takim romantik, por përfundoi peng: Si u mashtrua 27-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.11.2025, 22:07

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka përfunduar peng dhe i dhunuar, pasi shkoi në një takim që mendonte se do të ishte intim.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa janë shpallur në kërkim Klajdi Limani, Suate Cenoaliaj dhe një 25-vjeçare e përfshirë në plan.

Hetimet kanë zbuluar se gjithçka nisi pasi Kimza, i cili dyshohet si organizatori, kishte zbuluar mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Cenoaliaj, që tregonin se 27-vjeçari e ngacmonte. I revoltuar, ai vendosi të hakmerrej.

Përmes shoqes së Suates, Monika Marku, organizoi një takim të rremë në një apartament me qira ditore, duke i dërguar 27-vjeçarit një ftesë që dukej si e një vajze që kërkonte “takim privat”.

Por sapo mbërriti në apartament, viktima u sulmua, u mbajt peng dhe u dhunua fizikisht. Autorët i kërkuan 5 mijë euro për ta lënë të lirë, para që, sipas burimeve, ai ua dha për të shpëtuar.

Pas lirimit, i riu është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, ku më pas denoncoi ngjarjen në polici. Hetimet vazhdojnë për kapjen e tre të kërkuarve të tjerë që ende ndodhen në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit