Festë e pazakontë e Partisë Turke në Kosovë: I thyejnë të gjitha pas fitores!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.11.2025, 20:20

Një video ku shihen mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës duke festuar në mënyrë krejt të pazakontë pas fitores në zgjedhjet lokale në komunën e Mamushës, afër Prizrenit, po bën xhiron e rrjetit.

Në pamje, një grup simpatizantësh shihet duke kërcyer, bërtitur e më pas… duke shkatërruar mobiliet dhe pajisjet e selisë së tyre, përfshirë karrige, tavolina dhe madje edhe një televizor. E gjitha kjo, siç duket, në “shenjë gëzimi” për triumfin ndaj një partie rivale turke në zonë.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe komente ironike në rrjet, me shumë përdorues që pyesin nëse bëhet fjalë për festë apo për ndonjë shpërthim zemërimi.

Partia Demokratike Turke e Kosovës njihet si një forcë politike që përfaqëson komunitetin turk në vend dhe shpesh është cilësuar si e afërt me partinë e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Sidoqoftë, pas kësaj feste “të çmendur”, duket se fitorja do t’u kushtojë jo pak: të paktën disa karrige dhe një televizor më pak në seli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit