Makinat bëhen “mullar” te ish-Stacioni i Trenit, policia nuk duket kund

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.11.2025, 18:57

Këto pamje vijnë nga kryqëzimi i ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, ku dhjetëra shoferë kanë mbetur të bllokuar në trafik për orë të tëra.

Sipas raportimeve të qytetarëve, në vendngjarje nuk është parë asnjë punonjës i Policisë Rrugore për të menaxhuar situatën.

Në video shihet se si automjetet kanë mbushur të gjithë kryqëzimin, duke pamundësuar çdo lëvizje, ndërkohë që radha e trafikut shtrihet deri në pjesën e bulevardit të ri. “Janë bërë tre orë kështu, nuk vjen asnjë polic të lirojë trafikun!”, shkruan një qytetar i irrituar.

Kjo nuk është zona e vetme e kryeqytetit që është përballur me trafik të rënduar mbrëmjen e sotme. Situata të ngjashme janë raportuar edhe në Zogun e Zi dhe në disa akse të tjera kryesore të Tiranës.

Trafiku është një nga problemet më të mëdha të banorëve të Tiranës, i cili në kohë me shi bëhet edhe më i rënduar se zakonisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit