Messi rikthehet në “shtëpinë” e tij, postimi emocionues nga Camp Nou

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.11.2025, 17:56

Lionel Messi ka rikthyer emocionet e miliona tifozëve të Barcelonës me një postim të veçantë në Instagram. Të dielën në mbrëmje, ylli argjentinas publikoi disa fotografi nga fusha e Camp Nou, stadiumi ku shkroi historinë e tij të artë me fanellën “blaugrana”.

“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku më bëtë personin më të lumtur në botë një mijë herë. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, siç nuk kam mundur kurrë ta bëj…” – shkroi Messi në përshkrimin që shoqëronte fotot.

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, me tifozët e Barcelonës që shpresojnë se ky është sinjali i parë për një ceremoni lamtumire të mirëfilltë në Camp Nou – diçka që kampioni i botës nuk e pati mundësinë ta përjetonte në vitin 2021, kur u largua si lojtar i lirë drejt PSG-së.

Gjatë 16 viteve (2005–2021) me fanellën e Barçës, Messi fitoi gjithçka që mund të fitohet në futboll, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe një simbol i përjetshëm i katalanasve.

Aktualisht, 37-vjeçari luan me Inter Miami në MLS, ndërsa pritet të zbresë në fushë me kombëtaren e Argjentinës në një ndeshje miqësore të premten në Angola.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit