Ekzekutimi mafioz në Greqi, dyshohet se viktima mund të jetë shqiptar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.11.2025, 17:30

Hetimet e policisë greke kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me rastin e personit që u gjet i prangosur dhe i djegur brenda një automjeti në territorin grek. Sipas raportimeve nga mediat lokale, dyshohet se viktima është ekzekutuar më parë me armë zjarri, përpara se trupi të digjej brenda mjetit.

Gjatë ekzaminimit paraprak të trupit, hetuesit kanë gjetur një objekt metalik, i cili dyshohet të jetë plumb, duke forcuar pistën se kemi të bëjmë me një vrasje të qëllimshme dhe të planifikuar.

Megjithatë, autoritetet greke ende nuk kanë konfirmuar identitetin e viktimës. Dyshohet se ai mund të jetë shqiptar, por kjo mbetet për t’u verifikuar përmes analizave të ADN-së dhe hetimeve të mëtejshme.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin detaje të reja mbi këtë rast makabër që ka tronditur opinionin publik.E

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit