IMT 4.8 mln lekë gjobë Sulejmanit për një gardh, ja kush e urdhëroi aksionin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.11.2025, 18:29

Sulejman Bardhi është një tjetër banor i fshatit Mënik në njësinë administrative Ndroq që u gjobit nga Inspektrati i Mbrojtjes së Territorit dy ditë më parë, për shkak se kishte ndërtuar pa leje një gardh për të rrethuar tokën e mbjellë.

Në një intervistë për “TVA News” Sulejmani tha se u gjobit 4.8 milion lekë të vjetra, shumë të cilën nuk ka mundësi ta paguajë pasi është pensionist dhe invalid, ndërkohë që ka dhe bashkëshorten invalide.

Ai shton se kanë pasur një paralajmërim nga inspektori i zonës Amarildo Sulsaj, i cili i ka thënë të lirojë tokën pasi nuk është e tija. Sipas Sulejmanit, vetëm disa ditë më vonë shkoi IMT-ja bashkë me Policinë, dhe nisën shembjen e këtij gardhi.

Sipas banorëve, aksioni është i motivuar nga Bledar Mniku, një ish-zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i cili përdor influencën e tij institucionale për të urdhëruar IMT-në t’i marrë tokat banorëve, dhe më pas t’i përdorë për vete.

Sulejmani tha ndër të tjera: “Nëse tokën e do bashkia, hajde merre dhe le ta përdorë për nevojat e veta. Po jo se do ma marrë mua tokën “Pinjolli i BEUT”. Mua më vjen keq se si ka mundësi që institucionet e shtetit të vijnë dhe të komandohen nga një farë Bledar Mniku, unë habitem. Edhe punonjësit e IMT-së u habitën e pyetën: Ku është ndërtimi!

Kujtojmë se aksioni ndërmerret në një kohë kur në Tiranë por edhe në zona të tjera potenciale të vendit kanë “shpërthyer” ndërtimet pa leje, por inspektoriatet përkatëse mbyllin sytë përballë tyre.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit