Rrëmbyen 27-vjeçarin dhe i morën 5 mijë €: Arrestohen 2 të rinj, 2 vajza dhe autori tjetër në kërkim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2025, 16:14

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim që t’i merrnin para.

Të arrestuarit janë identifikuar si Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shtetasit me iniciale K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Sipas hetimeve paraprake, pesë personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të detyruar 27-vjeçarin të dorëzonte një shumë parash. Ata e kanë mbajtur për disa orë peng në një apartament, ku e kanë dhunuar fizikisht, derisa ai u ka dhënë 5000 euro. Më pas, e kanë kanosur sërish për t’i marrë edhe një shumë tjetër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kufizimi”, policia ushtroi kontroll në banesën e Agustin Kimzës, 60 vjeç, babai i njërit prej të arrestuarve. Gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po ashtu, në dhomën e Lusjan Kimzës u gjetën 5000 euro, shuma që dyshohet se i është marrë viktimës.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit