Makina del nga rruga në Theth, qytetari: E kanë mbuluar asfaltin me vaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.11.2025, 16:47

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që të çon drejt Thethit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një udhëtare.

Nga pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë, duket se si makina ka çarë barrierat anësore dhe ka përfunduar në një livadh. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë vaji i derdhur në rrugë, i cili shpesh ka rezultuar dhe me pasoja fatale për udhëtarët të cilët aksidentohen.

Pjesa që duket me ngjyra të ndryshme në rrugë është vaj, i cili sipas denoncuesit është derdhur në asfalt qëllimisht nga punonjësit e karrotrecëve.

Ai na shkruan: “Përshëndetje JOQ! Këtu jemi rrugës për në Theth dhe karrotrecët hedhin vaj në rrugë dhe ja kush janë pasojat. Një grua është lënduar në duar, fatmirësisht jo shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit