“Në bashkinë Dimal 300 metra rrugë ka 30 vite në gjendje skandaloze”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.11.2025, 16:16

Në Fshatin Poshnje të Bashkisë Dimal ndodhet një rrugë e shkurtër, vetëm 300 metra, e cila ka mbetur e pa shtruar dhe e plotë me gropa për më shumë se 30 vite. Gjendja e saj skandaloze e bën çdo ditë të vështirë qarkullimin për banorët dhe e rrezikon sigurinë e tyre.

Pavarësisht pritjes së gjatë, kjo rrugë duket se ka rënë në harresë nga institucionet lokale. Banorët e Poshnjës përballen çdo ditë me vështirësi që nuk duhet të ekzistonin në shekullin e 21-të: automjetet dëmtohen në një rrugë në të cilën kalojnë dhe mjetet ushtarake.

Është koha që Bashkia Dimal dhe Kryetarja Juliana Mema të tregojnë përgjegjësi. Rruga e Poshnjës ka nevojë për shtrimin dhe përmirësimin urgjent – jo premtime të tjera, por veprime konkrete. Banorët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë në infrastrukturë të degraduar dhe të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit