Gjynaqari i Patosit pa rrugë, kanalizime dhe drita, kryetari Duro vetëm për të ngrohur karrigen

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.11.2025, 15:54

Banorët e fshatit Gjynaqarë, e bashkisë Patos denoncojnë për JOQ gjendjen e rëndë të infrastrukturës, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale. Ata thonë se mungesa e kanalizimeve ka bërë që i gjithë uji të shkojë në shtëpitë e njerëzve, duke u kthyer në një shqetësim të madh për jetesën e përditshme. Përveç përmbytjeve, rrugët e fshatit janë thuajse të pakalueshme.

Rrugët janë copë-copë, nuk kalojnë dot makinat sepse janë gropa-gropa, teksa mungesa e ndriçimit rrugor e bën situatën edhe më të vështirë, sidomos gjatë natës. Banorët apelojnë që kryebashkiaku Fation Duro të marrë masa për të rregulluar kanalizimet dhe për të shtruar rrugët. Banorët kërkojnë vetëm që zëri i tyre të dëgjohet dhe problemet në fjalë të zgjidhen sa më shpejt.

“Duhet të merren masa për kanalizimet sepse i gjithë uji shkon në shtëpitë e njerëzve. Rrugët janë copë-copë, nuk kalojnë dot makinat sepse janë gropa-gropa. Njerëzit s’kalojnë dot sepse rruga s’ka as drita. Asgjë! Po largohen të gjithë,” shprehet qytetari, duke bërë apel që rrugët të shtrihen dhe fshati të mos mbetet më në harresë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit