Qytetari që u konfliktua brenda këshillit bashkiak Pogradec: Kjo nuk mbyllet këtu!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.11.2025, 15:45

Të tjera detaje janë zbuluar nga konflikti që ndodhi ditën e sotme në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit, ku Kevi Muçllari, banor i fshatit Çërravë u përfshi në një konflikt fizik me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti.

I gjithë konflikti lindi për shkak të miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.

Pas debateve të shumta, kjo pikë u miratua me 20 vota pro, por banorët e kundërshtuan këtë vendim. Në këtë moment Këshilltari Demokrat Engjëll Shyti u ngrit dhe u konfliktua me qytetarin Kevi Muçllari.

Ky i fundit në një prononcim për mediat tha: “Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcenoi për shkak të asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha, këto janë teka kjo është e pavërtetë deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale.

Të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht, dihen dhe janë shumë të arsyeshme. Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lënë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë që mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata që e ndryshuan.

Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet të ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë", tha Kevi Muçllari.

Pas konfliktit mbledhja e këshillit bashkjak u pezullua përkohësisht, ndërkohë që dy protagonistët u shoqëruan nga policia për të dhënë shpjegime për rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit