Gjirokastër/ Bashkia po ‘rregullon’ një lagje duke shkatërruar një tjetër, banorët e ‘Gërhotit’ në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2025, 15:28

Banorët e lagjes “Gërhot” në Gjirokastër kanë ngritur shqetësimin për situatën e përsëritur të rrezikut nga përroi i Çullës, i cili çdo vit kërcënon banesat e tyre për shkak të mungesës së ndërhyrjeve nga bashkia dhe institucioneve përgjegjëse.

Sipas tyre, çdo vit autoritetet i detyrojnë banorët të largohen nga shtëpitë për të shmangur rrezikun e përmbytjeve apo shembjeve, por më pas nuk merren masa për të zgjidhur përfundimisht problemin. Ata theksojnë se përroi del nga shtrati dhe se gjithë zalli dhe uji përfundojnë brenda banesave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Banorët pretendojnë se bashkia po e përdor materialin e nxjerrë nga përroi për punime në zona të tjera të qytetit, ndërsa shtëpitë e tyre mbeten të ekspozuara ndaj rrezikut. Ata shprehen se bashkia, në vend që të ndërhyjë për sistemimin e përroit, e shfrytëzon atë për të marrë zhavorr që përdoret për rrugë të tjera, si ajo e Viroit, duke lënë pas banesat e tyre në gjendje alarmante.

Sipas tyre, situata është përsëritur prej shumë vitesh, ndërsa në çdo fushatë zgjedhore u janë dhënë premtime për ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe sistemimin e shtratit të përroit, por asnjëherë nuk është bërë asgjë konkrete. Ata shprehin zhgënjimin që çdo dimër detyrohen të flenë jashtë për shkak të përmbytjeve, ndërsa verës marrin vetëm premtime të reja nga zyrtarët vendorë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe të qëndrueshme nga bashkia e Gjirokastrës për pastrimin dhe sistemimin e përroit të Çullës, në mënyrë që të shmanget rreziku i përsëritur që, sipas tyre, po kërcënon çdo vit jetën dhe pronën e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje doja ti drejtohesha joq per nje situata qe na shqetson… Kjo esht lagjia gerhot ne gjirokaster dhe ky esht perroi i culles ku si cdo vit ne na rrezikohen banesat nga mos kujdesi i shtetit cdo vit vin dhe na nxjerin nga banesat per mos rrezikuar a esht kjo nje zgjidhje ? Apo esht zgjidhje qe keta cdo vit i prishin shtratin ktij perroi per te ber rrug te tjera aty ku shteti ka interesin

Thjesht esht dicka qe ne si banor po na shqetson shum cdo vit ne duhet te dalim nga banesa jon. Na vin policet e bashkis na nxjerin nga shpia jon dhe ne fund fare bashkia veprin duke i hapur rrugën. Se i gjith zalli i atij perroji na vjen ne shpi, rrezikojm shembjen e shpis. Ter beharin kjo bashki germon aty duke hapur rruge per ate perrua. Mendoj kjo bashkia qe posht asaj rruges ndarse mr zallin ka shtepi te rrezikuara. Askush ska menduar per ne na vin ne shpi sa per sy e faqe per t treguar qe ne jemi ktu

Dhe kur ne kemi dal nga shtepit pasi na esht mbytur shtepia bashkia ska ardhur te interesohet me per keta banor. Skemi cte bejm ne na drejtohet. Dhe kur vjen puna e zgjedhjeve japin shum premtime por faktet e flasin vet se ku jemi ne

Bashkia po prish nje lagje per te rregulluar nje lagje tjtr. Me sakt bashkia nuk blen dot zhavorr per te shtruar rruget e qytetit por vjen dhe mer zhavorr “zalli” per te rregulluar rrugen e viroit. Dhe banesat posht jan te gjitha te rrezikuara madje dhe te hapesh medjat e tjera jo pak her kemi dal neper lajme jo pak her kemi rrezikuar dhe cdo dimer ne flem jasht. Sepse kjo esht bashkia jon na nxjerin nga shpia kur te duan na len ne mes te rruges dhe na kan sjell verdall nje jet te ter duke na dhen premtime… jo se banoret e tjer nuk flasin. Thjesht asnje si dgjon. Banesen time e ndan vetem nje cop rruge nga perroi, qe i bie drejt grykes te atij perroi qe ajo nje cop rrug qe gjasme e mbajm per shpres i bie i gjith zalli dhe zbret ne banesen tone

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit