Një ngjarje e paprecedentë është shënuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, ku anëtarët e këshillit janë përfshirë në përplasje fizike me banorët e fshatit Çërravë.
Sipas raportimeve, gjithçka ka nisur pas miratimit të pikës 6 të rendit të ditës, që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”. Kaq ka mjaftuar që situata të “ndizet”!
Vendimi u miratua me 20 vota pro, pas debateve të zjarrta mes këshilltarëve, por menjëherë pas kësaj banorët e Çërravës të pranishëm në mbledhje reaguan ashpër. Kundërshtimet e tyre çuan në tensione dhe më pas në një përplasje fizike.
Sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është përfshirë në një konfrontim fizik me banorin Kevi Muçllari, duke e përshkallëzuar më tej situatën. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe ka ndërprerë përkohësisht punimet e këshillit. Në video mund të dëgjohen dhe ofendimet mes të pranishmëve!