Kombëtarja angleze do të duhet të përballet me dy sfidat e fundit kualifikuese për Kupën e Botës pa tre lojtarë të rëndësishëm: Mark Guehi, Nick Pope dhe Anthony Gordon.
Mbrojtësi i Crystal Palace, Mark Guehi, pësoi një dëmtim në këmbë gjatë fitores së skuadrës së tij në Ligën e Konferencës dhe është detyruar të qëndrojë jashtë fushës për shkak të dhimbjeve që e pengojnë të ecë.
Nga ana tjetër, sulmuesi i Newcastle United, Anthony Gordon, humbi ndeshjen e fundit ndaj Brentfordit për shkak të një problemi në ije, ndërsa portieri Nick Pope pësoi një tronditje në humbjen 3–1 të “Qymyrxhinjve”.
Trajneri i “Tre Luanëve” pritet të bëjë ndryshime në listën e thirrjeve, teksa Anglia synon të mbyllë me fitore fushatën kualifikuese dhe të ruajë moralin e lartë përpara fazës finale të Kupës së Botës.
Në këtë pikëpamje ky është një lajm i mirë për kuqezinjtë e Sylviho-s të cilët tashmë janë vetëm një hap larg ëndrrës së botërorit. Ndeshja kundër "tre luanëve" është dhe ndeshja e fundit për kombëtaren tonë e cila do të luhet ditën e dielë në orën 18:00 në stadiumin "Air Albania".