Makina e plehrave s’i “reziston” dot parakalimeve, bëhet burim aksidenti

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.11.2025, 13:31

Parakalimet e nxituara dhe të gabuara vazhdojnë të jenë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja fatale në vendin tonë. Megjithë numri i ngjarjeve tragjike në rrugë rritet, shumë drejtues mjetesh duket se nuk nxjerrin mësim, duke vijuar me të njëjtin ritëm rrezikshëm.

Këtë herë, në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër denoncim nga qytetarët: një makinë plehrash në Lezhë është filmuar teksa kryen parakalime të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës dhe duke u kthyer në një burim potencial aksidenti.

Edhe pse raste të tilla janë denoncuar vazhdimisht nga redaksia jonë duke pasuar me gjobitje nga organete kompetente, shihet se dukshëm mungon ndërgjegjësimi i një pjese të shoferëve për pasojat që mund të kenë veprimet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit