Një 34-vjeçare, nënë e një fëmije 10-vjeçar me autizëm, i është drejtuar redaksisë JOQ Albania për të denoncuar vështirësitë ekonomike dhe moszbatimin e premtimeve qeveritare. Më datë 3 maj, në një takim elektoral, Rama tha se për të gjithë fëmijët autikë ose me aftësi të tjera të veçanta do të dyfishohet mbështetja për nënat e tyre që nga buxheti i vitit të ardhshëm.
“Tek programet për mbrojtjen sociale. Janë një sërë programesh që ne i kemi hapur rishtaz. Për të gjithë fëmijët autikë, ose me aftësi të tjera të veçanta ne do të dyfishojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm mbështetjen për nënat e tyre. Janë 9200 nëna të papuna me 3 ose më shumë fëmijë. Ne prej disa vitesh japin 25 mln euro për të mbështetur këto nëna duke ju paguar sigurimet shëndetësore e shoqërore, kur t’ju vijë dita e pensionit nuk do të mbeten pa pension, por do të marrin pension dinjitoz.”
Ajo tregon se, edhe pse ka dy diploma universitare, nuk ka mundësi të punojë pasi kostot e kujdesit dhe terapive për fëmijën e saj e tejkalojnë rrogën që mund të marrë. Momentalisht paguan qira dhe 400 mijë lekë në muaj për terapinë e fëmijës.
Duke përmendur projekt buxhetin për vitin 2026, ajo thotë se qeveria nuk e ka prekur fare shtresën e fëmijëve autikë. Sipas saj premtimi për dyfishimin e pagesave për fëmijët autikë nuk është realizuar pasi 20 vite më parë, një fëmijë autik përfitonte mbështetje më të madhe se sot që terapia është shtrenjtuar edhe më tepër.
Si një nënë e vetme dhe kryefamiljare, ajo shpreh zhgënjimin për mungesën e përkrahjes shtetërore dhe për vonesat në shpërndarjen e bursave për fëmijët me nevoja të veçanta.
Ajo i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve që të zbatojnë premtimet elektorale për mbështetjen e familjeve me fëmijë autikë dhe të ofrojnë politika konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë kategori qytetarësh.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje JOQ! Une jam nene e vetme 34 vjece me nje femije autik 10 vjec . Nuk kam mundesi punesi (dhe pse jam me dy fakultet , per arsye sepse Baby siter kushton me shume se Rroga ime) Jam me qera , paguaj 400 ne muaj terapi per femije. Dhe ne buxhetin 2026 Shikoj qe Edi Rama kete shtrese nuk e ka prekur fare. Dhe nuk mban premtimin e tij Elektoral te dhene gjate fushates per femijet Autike. Dyfishim pagese . Me shume paguhej para 20 vitesh de facto nje femije autik (80 mije te vjetera) sepse terapia ishte 600 lek ora, ndersa tani terapia eshte 20 mije lek ora . Mund te me te tregoje kryeministri formulen si mund te jetoj une ? Jam prind i vetem kryefamiljar Ja dhame dhe votat se menduam do mbaje premtimin. Tani ben sikur harron Do me benit shume nder. Jam nene e vetme me je femije autik . Kam dy diploma univeristare s kam mundesi jetese . Sa here ju I keni publikuar ata kane reaguar per mire. Dhe ne korrik I vonuan bursat e femijeve, sa e publikuat juve ata pas 2 dy ditesh I kaluan .