Arrestohet 58-vjeçari që përplasi për vdekje një të moshuar në aksin Peqin – Rrogozhinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.11.2025, 12:41

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Peqin – Rrogozhinë”, ku një 82-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke lënë viktimën pa ndihmë.

Pas kërkimeve intensive, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan automjetin e përdorur në aksident, si provë materiale në hetim.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit