Borë, acar dhe magji, Rodríguez i jep shkëlqimin finales kanadeze

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.11.2025, 12:29

Finalja e Premier Ligës Kanadeze u zhvillua në një skenë të rrallë, më shumë si nga një film dimëror sesa nga një ndeshje futbolli. Bora binte pandërprerë mbi stadium, fushat ishin të mbuluara nga e bardha, ndërsa temperatura zbriste nën zero. Por as kushtet ekstreme nuk e ndaluan spektaklin.

Në minutat vendimtare të ndeshjes, David Rodríguez u shndërrua në protagonist absolut. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, ai fluturoi në ajër dhe goditi topin me një "bicycle kick" që për pak sekonda ndezi stadiumin e ngrirë. Një gol që do të mbahet mend gjatë jo vetëm për teknikën e jashtëzakonshme, por edhe për sfidën që ofronte moti polar.

Pamjet e këtij momenti tashmë po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale. Pavarësisht temperaturave të acarta, atmosfera ishte elektrizuese: tifozët e mbështjellë me shalla e flamuj brohorisnin pa pushim, ndërsa bora vazhdonte të binte pa mëshirë.

Finalja e këtij sezoni të Premier Ligës Kanadeze, përveçse shpalli kampionin e ri, u kthye në një reklamë të pastër për shpirtin e futbollit, një kujtesë se kur pasioni ndizet, as bora nuk mund ta shuajë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit