JOQ Albania raporton vazhdimisht ankesa të qytetarëve lidhur me mospërputhjen e çmimeve në dyqanin e njohura të veshjeve që operojnë në vend pasi vlerat e shënuara në etiketa dhe ofertat e reklamuar shpesh nuk përputhen, ndërkohë çmimi në kasë është krejtësisht ndryshe.
Së fundmi, një qytetare ka ndarë një tjetër rast, kësaj here të ndodhur në një prej dyqaneve të “LC Waikiki”. Ajo ka treguar se një palë pantallona kishin çmim në etiketë 990 lekë, ndërsa me “ulje” kushtonin 1690 lekë.
Nuk dihet nëse ky është një lapsus në vendosjen e çmimeve, por rastet e tilla kanë filluar të bëhen të shpeshta dhe abuzuese. Ky episod ka shtuar dyshimet për mungesë transparence në mënyrën se si ky subjekt aplikon ofertat dhe ndryshimet e çmimeve.
Qytetarët kërkojnë kontroll më të rreptë nga institucionet përkatëse, pasi raste të tilla dëmtojnë besimin e konsumatorëve dhe cënojnë të drejtën për informim të qartë mbi produktet.