Në Don Boskon ku metri katror kushton mbi 1600 €, rrugët kalohen me varka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2025, 11:07

Në zemër të Tiranës, në zonën e Don Boskos, ku çmimet e apartamenteve kalojnë 1,600 euro për metër katror, banorët përballen ende me rrugë të përmbytura dhe infrastrukturë të amortizuar, që shpesh bëhen të pakalueshme pas çdo reshjeje.

Një qytetar i kësaj zone, ndër më të populluarat dhe më afër qendrës së kryeqytetit, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen alarmante të rrugëve.

Sipas tij, me ardhjen e dimrit dhe reshjeve të shiut, rrugët mbushen me ujë e baltë, ndërsa gropat kthehen në pellgje, duke dëmtuar automjetet dhe duke rritur rrezikun për aksidente.

Këtu, sa herë bie shi, rruga bëhet si kanal uji. Makinat nuk kalojnë dot, këmbësorët duhet të presin ose të kërkojnë varka,” – ironizon qytetari, duke theksuar kontrastin mes çmimeve të larta të banesave dhe mungesës së kushteve minimale të infrastrukturës.

Banorët kërkojnë nga autoritetet vendore ndërhyrje urgjente në rrugët e lagjes, pasi situata përsëritet çdo vit dhe dëmton jo vetëm automjetet, por edhe cilësinë e jetesës në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit