Uji i pisët pushton maternitetin e Durrësit, drejtori Mullaj fle gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.11.2025, 10:05

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania pamje shqetësuese nga materniteti i Durrësit, ku shihet qartë se dyshemetë dhe korridoret janë të mbuluara me ujë. Sipas denoncuesit, kjo situatë përsëritet shpesh pas reshjeve apo defekteve të brendshme, duke krijuar kushte të papranueshme në një institucion që duhet të garantojë pastërti dhe siguri për nënat dhe foshnjat.

Pavarësisht ndryshimeve të vazhdueshme të drejtuesve, problemi duket se nuk është zgjidhur. Aktualisht, spitali i Durrësit drejtohet nga Renis Mullaj, por pamjet e dërguara tregojnë qartë mungesën e mirëmbajtjes dhe përkujdesjes institucionale. Uji nëpër korridore, lagështia dhe dëmtimet e dukshme të infrastrukturës e kthejnë çdo reshje në një makth për pacientët dhe stafin mjekësor.

Qytetarët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet përkatëse dhe nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se situata e tillë nuk mund të tolerohet në një institucion publik ku vjen në jetë jeta e re. Ata shpresojnë që pas publikimit të këtyre pamjeve, përgjegjësit të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit