Raporti i Komisionit Europian: Mjedisi në Shqipëri vazhdon të përballet me sfida të mëdha dhe pa veprime konkrete

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 10.11.2025, 10:21

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian, situata e menaxhimit mjedisor në Shqipëri është shumë e rëndë. Sistemet automatike të mbledhjes së mbetjeve, të vendosura në të gjithë vendin, shumica janë jashtë funksionit, duke ndikuar negativisht në menaxhimin e mbetjeve dhe në pastërtinë e qyteteve.

Po ashtu, vendi nuk disponon ende një hartë strategjike për menaxhimin e zhurmave, ndërsa të dhëna të aksesueshme për publikun për ndotjen nga zhurma mungojnë, duke penguar vlerësimin dhe planifikimin efektiv të politikave mjedisore.

Në fushën e kimikateve, Shqipëria nuk ka ndërtuar një kornizë të qartë rregullative për regjistrimin, vlerësimin dhe kufizimin e përdorimit të tyre, duke krijuar boshllëqe që rrisin rrezikun për shëndetin publik dhe mjedisin.

Raporti thekson se menaxhimi i mbetjeve është dështim i dukshëm dhe kërkon masa të menjëhershme për të rifilluar dhe përmirësuar këtë proces. Në aspektin e klimës, vendi është larg objektivave të BE-së. Ligji i klimës duhet të përditësohet në mënyrë të menjëhershme për t’u përshtatur me objektivin e neutralitetit të karbonit deri në 2050, ndërsa vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri në mars 2025 është shqetësues dhe rrezikon të pengojë arritjen e këtij objektivi.

Sipas Komisionit Europian, Shqipëria duhet të ndërmarrë veprime konkrete për zhvilluar një strategji të qartë zhvillimore me fokus në uljen e emetimeve karbonike dhe të integrojë në politika sektoriale ndryshimet klimatike. Aktualisht, vetëm tetë bashki kanë plan lokal të adaptimit për ndryshimet klimatike, ndërsa Ministria e Mjedisit duhet të ndërmarrë veprime të patjetër për të përshpejtuar këtë proces dhe për të shmangur pasoja të mëtejshme mjedisore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit