Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar në redaksinë tonë një gjobë të vendosur më datë 4 nëntor 2025, nga Policia Bashkiake e Durrësit, pasi kishte parkuar automjetin “plotësisht mbi trotuar” në Rrugën Ballhysa, pranë stacionit të zjarrfikëses.
Qytetari shprehet se parkimi mbi trotuar ishte një masë e detyruar për të shmangur dëmtimin e makinës gjatë përmbytjeve që ndodhin shpesh në atë zonë. Ai thotë se ky lloj parkimi nuk ishte nga qejfi, por një masë emergjence për të mbrojtur pronën e tij, duke e cilësuar gjobën me vlerë 2000 lekë si “të padrejtë dhe absurde”.
Ai tregon se, kur rruga mbushet me ujë, banorët e të gjithë lagjes detyrohen të ngrejnë makinat mbi trotuar për të mos pësuar dëme të mëdha materiale. Sipas tij problemi nuk qëndron te qytetarët që parkojnë në trotuar, por te infrastruktura, duke akuzuar institucionet lokale për mungesë mirëmbajtjeje dhe kanalizime joefikase.
Denoncuesi thekson gjithashtu se kompanitë e sigurimit refuzojnë shpesh të dëmshpërblejnë pronarët kur përmbytjet përsëriten, ndërsa bashkia nuk ndërmerr masa për parandalimin e situatave të tilla
Në rrëfimin e tij, ai kritikon edhe qëndrimin e Policisë Bashkiake, duke thënë se përballë ankesës së tij mori vetëm përgjigjen: “Ne zbatojmë ligjin, për kanalizimet shko te bashkia.” Sipas tij, kjo tregon mungesë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe një logjikë administrative “që ndëshkon qytetarin në vend që ta ndihmojë”.
Qytetari propozon që në raste përmbytjesh të parashikohen masa të përkohshme lehtësuese, si leje emergjente për parkim ose mekanizma dëmshpërblimi, në mënyrë që banorët të mos penalizohen kur mbrojnë pronën e tyre nga dëmet e shkaktuara nga infrastruktura e munguar.
Denoncimi i qytetarit:
"Gjobë në Durrës sepse shpëtova makinën nga përmbytja! E vërtetë dhe absurde: me datë 4 nëntor 2025, në Rruga Ballhysa (pranë zjarrfikëses), Policia Bashkiake e Durrësit më vendosi një gjobë 2000 lekë sepse e parkova komplet mbi trotuar — po, ashtu si bën i gjithë lagjja kur bie shi dhe rruga përmbytet. Pse? Sepse kur rruga kthehet në liqen, të duhet të ngresh makinën mbi trotuar që mos të marrë ujë dhe të prishesh me mijëra euro. Kjo nuk është luks — është masë emergjence për të mbrojtur pronën time. Po kush mban përgjegjësi që rruga përmbytet? Jo qytetari. Bashkia nuk ka bërë kanalizime si duhet; infrastruktura dështon; siguracionet shohin dëmtime dhe nuk paguajnë kur kjo bëhet rutinë. Dhe në vend që t’i kontrollojnë ato që duhet të bëjnë punën, na gjobitin ne që mbrojmë vetë pronën tonë.
Kërkesa ime e thjeshtë: ndryshoni logjikën. Kur e gjithë lagjia parkon mbi trotuar për të shpëtuar makinat nga përmbytja — atëherë problemi nuk jemi ne, problemi është infrastruktura dhe përgjegjësia e atyre në krye. Në fund: shteti që nuk bën punën e vet, i vë gjobë qytetarit. Dhe kur shpërthen retorika, fajin e gjejnë te “populli”. Po kush e nisi gjithë këtë lojë? Kur shpellaria e ulur në majë (emra të njohur) e ka bërë këtë sistem — nuk duhet të habitemi që viktima paguan. (Edi Rama, Sali Berisha — kur politika bëhet teatër, qytetari paguan faturën.)
Une gjoben e pagujta qe ate dite nuk dua leke dua qe per te ardhmen se po lujme mendsh nga keto idiotlliqe cdo dite kubdo. Shkova te policia bashkiake me thane ne respektojme ligjin per kanalizimet shko te bashkia hahahaha policia bashkiake a thu ishte policia serbe hhahaha. Nuk jemi 1 shtet o plak e kam per llogjiken kete gje edhe i thashe une ju nuk jeni te vetmit pa llogjike keshtu o gjithe shteto se gjonat shkojne paralel qe nga ai lart qe ben 1 milion budalliqe. Dmth idiotlliku shko nga lart posht Eshte shume domethenese kjo injoranca punonjeseve shtetit jo vetem policise po kjo llogjike o ne cdo gje Si funksionojme Prandaj ikin robt se i vje shpirti maje te hundes dhe kur respektojne cdo gje
