Qyteti nën një çati! Whittier, aty ku banorët jetojnë të gjithë në një ndërtesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.11.2025, 09:31

Në Alaskën jugore, fshehur mes maleve dhe akullnajave, ndodhet një qytet unik në botë Whittier. Me vetëm 263 banorë, ky komunitet i vogël njihet për veçorinë e tij të pazakontë, pothuajse të gjithë jetojnë dhe punojnë në të njëjtën ndërtesë, Begich Towers.

Kjo strukturë 14-katëshe, e ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për ushtrinë amerikane, është shndërruar sot në zemrën e qytetit. Brenda saj ndodhen apartamente, shkolla, postë, stacion policie, dyqan ushqimor dhe madje edhe një kishë. Whittier është përshtatur me klimën e ashpër subarktike, ku temperaturat e ulëta ekstreme, mund t’i izolojnë banorët për javë të tëra.

Sipas The SUN shkruan se jetesa “nën një çati” u ofron atyre siguri, komoditet dhe një ndjenjë të fortë bashkësie, duke e bërë këtë qytet një model të rrallë të qëndrueshmërisë njerëzore në kushte ekstreme. Përveç mënyrës së veçantë të jetesës, Whittier ka edhe një histori të pasur.

Dikur përdorej nga fiset vendase Chugach si rrugë transporti drejt brendësisë së Alaskës, ndërsa sot është një portë hyrëse për turistët që duan të zbulojnë bukuritë e Prince William Sound. Çdo verë, mbi 700 mijë vizitorë vijnë për të parë nga afër “qytetin nën një çati”, simbolin e bashkëjetesës dhe përshtatjes njerëzore në veri të egër të Amerikës.

Në sistemin administrativ të Alaskës, Whittier ka statusin ligjor të një “second-class city”, pra një qytet i klasës së dytë. Qyteti ka këshill bashkiak, kryetar Daniel Blair dhe funksione të vetëqeverisjes, pavarësisht numrit të vogël të banorëve. Edhe pse në popullsi ngjan me një fshat, nga ana ligjore dhe administrative, Whittier është qytet.

A do të doje të jetoje në një qytet ku të gjithë banorët ndajnë të njëjtën ndërtesë për të jetuar, punuar dhe socializuar?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit