Rifillojnë seancat në Hagë: Dëshmia e diplomatit amerikan Christopher Hill ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis sot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.11.2025, 09:31

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot rifillojnë seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit