Balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë/ LDK dhe VV fitojnë nga 7 komuna, PDK 6, AAK 5, Lista Srpska 10

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.11.2025, 08:52

Sot është përmbyllur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, një muaj pas raundit të parë që u zhvillua më 12 tetor. Nga 38 komunat e vendit, 18 kanë qenë pjesë e raundit të dytë, ku qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e tyre për katër vitet e ardhshme.

Rezultatet tregojnë një balancë në skenën politike lokale:

Vetëvendosja e Albin Kurtit do të udhëheqë 7 komuna: Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryetar Lumir Abdixhiku ka fituar gjithashtu 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Viti, Junik, Dragash dhe Lipjan.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kryetar Memli Krasniqi do të ketë 6 komuna: Vushtrri, Prizren, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik dhe Skenderaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt do të udhëheqë 5 komuna: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Deçan.

NISMA e fatmir Limajt ka fituar vetëm komunën e Malishevës, ndërsa KDTP do të udhëheqë në Mamushë.

Komuna e Drenasit do të udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci, ndërsa Lista Srpska e drejtuar nga Goran Rakiç do të ketë 10 komuna.

Kjo skemë tregon një shpërndarje të ekuilibruar të pushtetit lokal mes partive kryesore në Kosovë, duke pasqyruar diversitetin politik të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit