Zgjedhjet e pjesshme lokale/ PS fiton të pesë bashkitë, PD humb sërish

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.11.2025, 08:20

Zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në pesë bashkitë e vendit përfunduan me fitore të thellë për Partinë Socialiste, e cila ruajti epërsinë në të gjitha zonat ku u votua. Opozita, që në këto zgjedhje u përfaqësua nga kandidatë të pavarur të mbështetur nga PD, nuk arriti të përmbysë asnjë rezultat, duke regjistruar një tjetër rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e 11 majit. Pjesëmarrja ishte e ulët në shkallë vendi, me vetëm 18.45% të votuesve që morën pjesë në proces.

Në Vlorë, socialistja Brunilda Mersini siguroi një fitore të thellë me 78% të votave, duke marrë 15,672 vota. Dy rivalët e pavarur morën 2,333 vota (11.68%) dhe 1,975 vota (9.88%). Në këtë bashki, PS u rrit me 19%, ndërsa mbështetja për PD-në ra me 13.52%. Pjesëmarrja ishte më e ulëta në vend, vetëm 12.5%.

Në Cërrik, kandidati Florenc Doka i PS mori 6,201 vota (66.22%), duke lënë pas Amarildo Hoxhën, të mbështetur nga PD, me 1,888 vota (20.16%), dhe Eligert Himën me 1,275 vota (13.62%). Socialistët rritën rezultatin me 6.72%, ndërsa demokratët ranë me 9.14%. Pjesëmarrja në këtë bashki arriti 25%.

Në Berat, kandidati socialist Ervin Ceca fitoi me 13,050 vota (83.35%), ndërsa rivali i opozitës Pavlo Shkarpa mori 2,607 vota (16.65%). Krahasuar me zgjedhjet e majit, PS shënoi një rritje prej 28%, ndërsa PD pësoi rënie me 16.75%. Pjesëmarrja në këtë bashki ishte 19.98%.

Në Tepelenë, kandidati Gramos Sako fitoi me 3,261 vota (77.85%), ndërsa Gabriel Guma mori 928 vota (22.15%). Në këtë bashki u përdor për herë të parë numërimi me inteligjencë artificiale. Krahasuar me rezultatin e mëparshëm, PS u rrit me 9.5%, ndërsa opozita ra me afro 1%. Pjesëmarrja në votime ishte 34.63%.

Në Mat, socialisti Altin Bojni fitoi me 7,425 vota (66.54%), i ndjekur nga kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika, me 3,184 vota (28.54%), dhe Suzana Pasha, e cila mori 549 vota (4.92%). Në këtë bashki, PS u rrit me 7.34%, ndërsa PD humbi 8.16%. Pjesëmarrja ishte më e larta në vend, 39.36%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit