Trafik droge brenda kishës në Greqi: Tre priftërinj bashkëpunuan me dy shqiptarë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.11.2025, 00:59

Tre priftërinj në Greqi janë arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, të cilët drejtonin grupin kriminal. Hetimet e Agjencisë Kundër Drogës treguan se droga fshihej brenda një kishe në Rrugën Liosion dhe në oborrin e një kishe tjetër.

Njëri prej priftërinjve, 46-vjeçar, ruante dhe shiste drogë brenda kishës, duke dalë herë pas here në rrugë i veshur me rrobat e tij për t’ua shitur klientëve. Prifti i dytë, 40-vjeçar, u kap në Rodos me një valixhe që përmbante 2.2 kilogramë kokainë, të cilën ia dorëzoi më pas një shqiptari 38-vjeçar. Prifti i tretë, 25-vjeçar, ndodhet në paraburgim që nga 6 shtatori për transportim të paligjshëm të migrantëve.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 2.2 kg kokainë, 9 kg marijuanë, 4 automjete, 4,400 euro dhe 25 mijë lekë shqiptare.

Tre priftërinj, Greqi, arrestuar, trafik droge, bashkëpunim, shqiptarë, grup kriminal, Agjencia Kundër Drogës, kisha, Rruga Liosion, oborr kishe, 46-vjeçar, shisnin drogë, rrugë, klientë, 40-vjeçar, Rodos, valixhe, 2.2 kg kokainë, 38-vjeçar, 25-vjeçar, paraburgim, migrantë, 9 kg marijuanë, 4 automjete, 4,400 euro, 25,000 lekë, hetime, lidhje grupi, komunitet, aktivitet kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit