Një video e pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Vlorës. Në pamje shihet një turiste franceze, e cila në gjendje të dehur, kryen veprime të pamatura dhe në një moment ka thyer pasqyrën e një makine të parkuar.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon, ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar, ndërsa pas incidentit turistja është shoqëruar nga policia për në komisariat. Disa djem të zonës tentuan ta ndalonin me fjalë dhe ta qetësonin, por ajo nuk u bind dhe vazhdoi deri sa theu pasqyrën e makinës.
Kjo ngjarje vjen si një tjetër kujtesë për pasojat që sjell abuzimi me alkoolin. Një moment “argëtimi” kthehet shpejt në turp publik, dëmtim prone dhe, në raste më të rënda, tragjedi. Alkooli shpesh i bën njerëzit të humbasin arsyen, vetëkontrollin dhe dinjitetin, gjë që shihet qartë në këtë rast.
Fatkeqësisht, edhe pse shumëkush e sheh si mënyrë për t’u relaksuar, argëtuar apo qetësuar, alkooli vazhdon të jetë një nga “armiqtë” më të heshtur të shoqërisë moderne,që fillon me një gotë për qejf dhe përfundon me një shoqërim në komisariat.