Monika Kryemadhi: Belinda Balluku është garipe dhe bobe!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.11.2025, 17:41

Në një intervistë të fundit mediatike, Monika Kryemadhi nuk i kurseu “komplimentet” për zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si “garipe dhe bobe”. Ish-kryetarja e LSI-së, që dikur përplasej ashpër me socialistët, këtë herë foli për rivalen e saj politike me një përzierje ironie, habie dhe... ndoshta edhe një lloj respekti.

Sipas Kryemadhit, tenderi që është bërë objekt diskutimi ishte përgatitur “në rregull”, por më pas u ndryshua me urdhër “nga lart”, që sipas saj vjen nga “palloshi i gjatë”. Ajo shtoi se Balluku i qëndron besnike çdo udhëzimi që vjen nga kryeministri, duke e krahasuar me një aleancë të pathyeshme politike.

“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe bobe. Me mesazhet që janë publikuar, duket qartë se nuk e rruan për askënd. E quan kryeministrin ‘pallosh i gjatë’ dhe prapë ndjek çdo urdhër të tij. Tenderin e kishte bërë në rregull, por e ndryshoi sepse ashtu i erdhi urdhri nga lart. Ka qëndruar besnike si gjithmonë: Rama në kal, ajo në kal, Rama në tokë, ajo në tokë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit