Banorët e zonës pranë shinave të trenit, në rrugën “Dishnica”, kanë ngritur shqetësimin për mungesën e pastrimit të rregullt të koshave të mbeturinave.
Sipas tyre, prej kohësh mbeturinat grumbullohen pranë banesave, ndërsa koshat mbushen plot, duke krijuar ndotje dhe rrezik për shëndetin publik.
Ata pohojnë se pavarësisht se zona është pjesë e itinerarit të pastrimit të bashkisë, automjetet e pastrimit shpeshherë nuk kalojnë, me arsyetimin se rruga është e ngushtë. Banorët kundërshtojnë këtë justifikim, duke thënë se në të kaluarën mjetet e pastrimit kanë hyrë pa problem.
Ata thonë se situata është bërë e padurueshme pasi mbeturinat qëndrojnë për ditë të tëra pa u marrë,” prandaj kërkojnë ndërhyrjen urgjente të bashkisë për pastrimin e zonës dhe zbatimin e orareve të rregullta të shërbimit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje ju lutem a mundeni te ngreni ni shqetesim Cdo her e njejta gje qe koshat jan bosh dhe bashkia nuk e merr mundimin me ardh me i pastru Kur flasim me keto te koshave qe kalojn nga lagja thon qe nuk futemi dot me makin kur perher jan fut Gjejn justifikime kot Ka shpia per rreth Se po na kapin smundjet duke i lan kshu Ju lutem se sa her morim bashkin e gjejn ni justifikim ose na e bojn rrafsh po do vim Tek shinat e trenit Rruga dishnica Jan mbi 50 shpia gjith ktu i hedhin po se di pse kur e kan lidh cdo nat me ardh me i pastru