Aksident tragjik në unazën jugore të Bergamos, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.11.2025, 17:26

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 9 nëntor, në unazën jugore të Bergamos, në rrugën shtetërore 470 “della Val Brembana”, pranë Stezzano-s. Nga përplasja mes një Mercedes-i dhe një furgoni “Citroën Berlingo” humbën jetën tre persona, mes tyre dy të rinj me origjinë shqiptare.

Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç nga Melzo (Milano), drejtues i Mercedes-it që dyshohet se shkaktoi aksidentin, dhe Denis Cana, 21 vjeç nga Lodi. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku. Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin.

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Seksioni i rrugës ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit