Qendra e Votimit në Dukat dy orë pa asnjë qytetar, njëri që shkoi kishte harruar kartën ID në shtëpi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.11.2025, 16:17

Vlora duket se është një prej bashkive me interesin më të ulët të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që po mbahen këtë të dielë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 8 orë nga momenti kur janë hapur qendrat e votimit, shumica e qytetarëve e kanë bojkotuar procesin duke mos marrë pjesë dhe mos ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Në qendrën e votimit që është ngritur në shkollën “Hasan Mëhilli” në Dukat, kishte dy orë që nuk kishte shkuar asnjë qytetar për të votuar. Në momentin që një zotëri mbërriti, ai u kujtua se kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi.

Edhe pse komisionerët u treguan të gatshëm ta dërgonin në shtëpi me makinë dhe ta risjellin për të votuar, ai refuzoi, duke thënë: Jam i lodhur nuk kam fuqi dhe kam shtëpinë larg.

Duket se qytetarët janë të zhgënjyer nga pushteti, dhe çdo herë e më shumë po e shpërdorojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit