590 mln € për avionë, anije dhe dronë luftarakë, qytetari pa shërbime bazë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.11.2025, 16:07

Në projektbuxhetin e vitit 2026, Ministria e Mbrojtjes do të ketë plot 58.9 miliardë lekë, ose rreth 590 milionë euro. Ndërsa rrugët shemben, spitalet kërkojnë fonde dhe zjarrfikësit punojnë me pompa të vjetra, shteti duket se është gati për luftë.

Sipas planit, do të blihen anije luftarake patrulluese me vlerë 103 milionë euro, pjesa më e madhe e parave pas vitit 2028, ndoshta për të ruajtur detin nga peshqit. Po ashtu, janë planifikuar avionë zjarrfikës me vlerë 13.5 milionë euro, që ndoshta do të arrijnë sapo të mbarojë sezoni i zjarreve. Dhe për t’i kompletuar “forcat moderne”, do të blihen edhe dronë me vlerë 14.2 milionë euro, ndoshta për të filmuar ndonjë rrugë qme baltë dhe copë-copë.

Kështu, ndërsa buxheti për mbrojtjen fluturon në miliona, qytetarët shpresojnë që një ditë po aq shpejt të mbërrijnë edhe investimet për jetën e përditshme. Ndërsa miliarda shpenzohen për armë dhe dronë, qytetarët ende presin për shëndetësi, infrastrukturë dhe shërbime bazë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit