Vlonjatët me çizme në ditën e zgjedhjeve! Qendra e votimit përmbytet nga shiu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.11.2025, 15:29

Ndërkohë që qytetarët e pesë bashkive të Shqipërisë janë ftuar sot të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme, një nga qendrat më të rëndësishme të votimit në Vlorë, shkolla "Jani Minga", është përmbytur sërish nga shirat.

Ndërkohë që qytetarët votojnë, problemet në këtë bashki kanë trokitur edhe sot për t’i zgjuar vlonjatët dhe për qenë vigjilentë kur të zgjedhin për kryebashkiakun e ri që do të shërbejë në këtë zonë. Reshjet e shiut kanë përmbytur shkollën, duke bërë që uji të futet brenda dhe duke e kthyer shkollën, në një liqen ku duhet çizme për të ecur dhe kjo si pasojë e mungesës së kanalizimeve të duhura nga UK.

Mungesa e një sistemi të duhur kanalizimesh ka bërë që lagjet dhe institucionet publike të përmbyten vazhdimisht, përfshirë këtu edhe shkollat që shërbejnë si qendra votimi, teksa bashkia nuk ka marrë masa konkrete.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe kanalizime është një dështim i shfrenuar i bashkisë Vlorë. Çdo kryebashkiak i Vlorës ka injoruar problemin në fjalë, por sërish kanë kërkuar besimin e vlonjatëve. Në këtë ditë zgjedhjesh, Vlonjatët kanë një mundësi për të votuar për të ardhmen, por për të ardhmen e qytetit, duhet që infrastruktura e kanalizimeve të bëhet prioritet kyç i kryetarit të ri të bashkisë së Vlorës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit