Kjo video e veçantë vjen nga Vlora, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e ri të bashkisë.
Ndërsa një pjesë e qytetarëve po votojnë dhe të tjerë po kalojnë kohën në kafe, një vlonjat ka vendosur ta shijojë fundjavën në mënyrën e tij unike duke shkuar në plazh, pavarësisht shiut.
Një qytetar që e ka filmuar momentin tregon se ky është shembulli më i mirë i shpirtit vlonjat.
Ai shkruan: “Përshëndetje JOQ! Sot, më 9 nëntor, jemi live nga Vlora. Ai po bën plazh ndërkohë që bie shi. Kjo do të thotë të jesh vlonjat!”