Prindërit e fëmijëve në Shkodër kanë ngritur shqetësime serioze për gjendjen e pediatrisë lokale, duke e cilësuar atë si katastrofike. Sipas tyre, ambientet janë të ndotura, banjot nuk funksionojnë dhe mungon higjiena minimale, duke krijuar kushte të papranueshme për trajtimin e fëmijëve. Ata theksojnë se kjo situatë kërcënon direkt shëndetin e të vegjëlve dhe është një problem që kërkon reagim urgjent.
Pavarësisht se mjekët dhe infermierët janë të vetëdijshëm për problemet, shumica nuk flasin nga frika e humbjes së vendit të punës. Prindërit kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë dhe ta bëjnë këtë çështje publike, duke nënvizuar se Pediatria e Shkodrës përfaqëson një turp për qytetin dhe për sistemin shëndetësor shqiptar.
Prindërit e fëmijëve në Shkodër:
Ankesë për Pediatrinë e Shkodrës. Dua të bëj një ankesë për gjendjen katastrofike të pediatrisë në Shkodër. Është e papranueshme që në vitin 2025 fëmijët tanë të trajtohen në kushte të tilla. Banjot nuk funksionojnë, ambientet janë të ndotura dhe mungon çdo lloj higjiene. Gjithçka është në gjendje të mjerueshme. Doktorët dhe infermierët, edhe pse e dinë mirë situatën, nuk flasin sepse kanë frikë se mos humbasin vendin e punës. Kjo nuk është normale. Bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e fëmijëve tanë, jo për ndonjë luks. Kërkoj që kjo çështje të bëhet publike dhe institucionet të reagojnë, sepse ajo pediatri është një turp për qytetin e Shkodrës dhe për shtetin shqiptar.