Po riparonte kabllot e internetit, 38-vjeçari bie në kontakt me energjinë dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2025, 12:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës. Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi Arvjo Fishta, 38 vjeç, ka humbur jetën gjatë kryerjes së punës së tij.

Fishta, i cili punonte në një kompani interneti dhe ishte ish-trajner portierësh, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë riparimit të një kabulli në një shtyllë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Ai ishte babai i dy fëmijëve dhe njihej si një djalë shembullor, i respektuar nga komuniteti i Shkodrës. Lajmi i vdekjes së tij ka tronditur familjen, miqtë dhe qytetarët e zonës.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit