Rruga dytësore, Tiranë-Vorë ka nevojë urgjente për riparim pasi gropat e shumta, me ujë në disa raste, po shkaktojnë aksidente té vazhdueshme.
Një qytetar raporton se tre ditë më parë një mik i tij pësoi aksident me automjetin Golf 5, me dëme që arrijnë në rreth 800 mijë lekë, për shkak të gjendjes së keqe të rrugës.
Ndërkohë mbrëmjen e kaluar ai ka çarë gomën e makinës për shkak të këtyre gropave që kur mbushen me ujë janë të padallueshme. Për të parandaluar akumulimin e ujit dhe aksidente të tjera, qytetari ka hapur me lopatë rrugën dhe gropën.
Duhet thënë se kjo rrugë u shërben mijëra qytetarëve e qindra bizneseve dhe gjendja aktuale rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe dëmtimeve të automjeteve. Banorët dhe përdoruesit e rrugës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për të riparuar gropat dhe për të rikthyer sigurinë në këtë rrugë.
Autoritetet e transportit dhe të mirëmbajtjes së rrugëve duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar aksidente të tjera dhe për të garantuar qarkullim të sigurt për të gjithë përdoruesit.
Denoncimi i qytetarit:
“Rruga dytesore hygea megatek ka nevoje per riparime gropash urgjent se po behen aksidente. Une cava gomen ...para 3 ditesh nje shok imi beri aksident me golf 5 –800 mij lek dem. Nuk u shifte gropa dhe e hapa me lopate qe te ikte uji
