Një tub uji është çarë në pallatin ish-Rozafa, përballë Triss, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve. Uji ka rrjedhur drejt tavaneve dhe kabllove të energjisë elektrike. Edhe pas më shumë se 10 telefonatave dje dhe sot, shërbimi i ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë nuk ka reaguar.
Banorët ndodheshin në një situatë emergjente dhe nuk kishin mbështetje nga autoritetet. Për shkak të mungesës së reagimit nga UKT e Skerdi Drenova, banorët e rregulluan vetë problemin në mënyrë private, duke parandaluar një tragjedi.
Ky incident tregon se shteti nuk funksionon në terren dhe qytetarët shpesh mbeten të vetmuar kur përballen me situata të rrezikshme.
Qytetarja dneoncon:
Përshëndetje JOQ! Ju lutem bëjeni publike këtë video, që ta shohë edhe Kryeministri si funksionon ky shtet, sepse në terren nuk funksionon asgjë! Kam telefonuar shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë që dje mbi 10 herë dhe edhe sot po ashtu, por nuk ka pasur asnjë reagim. Asnjë njeri nuk ka ardhur! Është çarë tubi i ujit në pallat, dhe uji po shkonte drejt tavaneve dhe kabllove të energjisë elektrike, duke krijuar rrezik serioz për jetën. Për momentin, e kemi përkujdesur situatën sa kemi mundur për të shmangur ndonjë tragjedi. Kjo ndodh përballë Triss, pallati ish Rozafa, hyrja nga brenda. Ky shtet nuk funksionon: njerëzit telefonojnë për ndihmë dhe mbeten vetëm! Ju lutem, bëjeni publike këtë rast, sepse ndoshta dikush do të reagojë vetëm kur të ndodhë ndonjë fatkeqësi. E rregulluam me privat sepse UKT nuk funksionon.