Banorët të bllokuar prej 2 javësh: Bashkia s’ndërton urë as nuk sjell fadroma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2025, 12:15

Banorët e lagjes KokërdhakBulqizë po përballen prej dy javësh me një situatë të vështirë, pasi rruga pranë përroit është bllokuar dhe automjetet nuk mund të kalojnë. Ata thonë se çdo përpjekje për t’u interesuar tek Bashkia ka rezultuar me premtime të pambajtura.

Një prej banorëve ka treguar se, megjithëse autoritetet kanë premtuar se do të sjellin fadromën për pastrimin dhe hapjen e rrugës, deri më tani nuk ka ndodhur asgjë. Ai thotë se as në shtëpi nuk mund të shkojnë pasi ura mungon dhe vetëm çizmet e gjata janë shpëtim.

Banorët shprehen të lodhur nga gënjeshtrat dhe premtimet e përsëritura të Bashkisë, ndërsa situata e bllokimit po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për jetën e përditshme dhe lëvizjen e tyre. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente, për të mundësuar qarkullimin normal dhe për të shmangur rreziqet që mund të shkaktojë përroi i bllokuar.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq Jam 1 banor i lagjes kokerdhak bulqiz prej 2 javesh qe makinat rrin te parkuara ne cep te prroit jemi interesu tek bashkia vetem na kan genjyer cdo dit e me shum tlt beje vidjon publike Sepse na kan then do ju sjellim fadrom edhe se kan sjell As ne shpi skemi si me shku Sepse ska ure. Tani kalohet me kemb duke veshur çizme si te bjere shi skemi nga me kalu. Duke na genjyer cdo dit Do sjellim fadrom sot do sjellim neser Asgje spo bejn

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit