SI SOT/ Milionat për rrugë në rrugë, peshkaqeni dhe abuzuesi i fondeve pa ndëshkim!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.11.2025, 11:54

Në vitin 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Ergys Verdho, shpalli një nga tenderat më të debatueshëm të viteve të fundit.

Bëhej fjalë për procedurën me numër reference REF-65460-07-14-2020, me objekt “Loti XI, Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga k/Çermë – hyrje Divjakë + rruga dalje Divjakë – plazh Divjakë + rruga Jeta e Re – Kosovë + rruga By pass Fier – rrethrrotullimi Kolonjë + rruga Fier – Seman plazh + rruga k/Pojan – Apolloni + rruga Bypas”.

Ky tender kishte një fond limit prej 164,331,709 lekësh të reja pa TVSH, ndërsa fituese u shpall kompania “4A-M”, e cila ofroi 160,971,702 lekë, pra 97.95% të fondit limit. Një përqindje kaq e lartë e afërsisë me fondin limit ngriti menjëherë dyshime për mungesë gare reale dhe për paracaktim të fituesit.

Në atë kohë, u theksua se pas kompanisë “4A-M” qëndronte biznesmeni Ardit Metaliaj, i njohur si peshkaqeni i rrugëve, për shkak të tenderave të shumtë të fituar në infrastrukturë. Sipas raportimeve mediatike,

Metaliaj shihej si mik i ngushtë i Bashkim Ulajt, dhe aludohej se pas kompanisë “4A-M” mund të fshihej në fakt vetë Ulaj. Në vetëm tetë vitet e fundit, firma kishte përfituar nga buxheti i shtetit rreth 57 milionë euro, ndërsa ky tender shtonte edhe 2 miliardë lekë të tjera në listën e gjatë të kontratave publike të saj.

Sot, pas katër vitesh, asnjë hetim nuk është hapur nga SPAK për abuzuesin e tenderave Ergys Verdho apo për Metaliajn e 4A-M, pavarësisht provave që ngrenë dyshime për shkelje të ligjit të prokurimeve publike dhe për favorizim ekonomik. Mosveprimi i drejtësisë jo vetëm që minon besimin te reforma në drejtësi, por krijon përshtypjen se tenderat publikë mbeten një terren i mbrojtur për klientelën politike.

Rasti i tenderit të ARRSH-së nën drejtimin e Ergys Verdhos është shembull tipik se si mungesa e llogaridhënies vazhdon të lejojë abuzime me miliona euro të fondeve publike, pa asnjë pasojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit