Rreshjet e dendura të ditës së djeshme kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në fshatin Mifol të Vlorës.
Uji ka hyrë në disa banesa, ndërsa banorët shprehen se kjo situatë përsëritet sa herë bie shi, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së kanaleve kulluese.
Sipas tyre, autoritetet nuk kanë ndërhyrë për pastrimin e kanaleve, megjithëse kjo është detyrë e institucioneve shtetërore.
Për pasojë, banorët janë detyruar të paguajnë vetë për pastrimin e tyre, në mënyrë që të shmangin dëmet e mëtejshme nga përmbytjet.
Ata theksojnë se ndihen të braktisur nga shteti dhe se kjo neglizhencë i ka lënë pa ndihmë në çdo situatë të ngjashme, ndërkohë që në kohë zgjedhjesh u kërkohet mbështetje nga e njëjta administratë.
Banorët i kërkojnë pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse të marrin masa urgjente për sistemimin e rrjetit kullues dhe parandalimin e përmbytjeve të ardhshme në zonë.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje joq 30 minuta shi ne fshatin mifol te vlores dhe fshati u permbyt u permbyten shtepit shteti nuk ve dore qe ta pastroj dhe detyrohen banoret te ven nga xhepi i tyre per te pastruar kanalin nderkoh qe esht detyra e shtetit kjo gje , dhe neser presin vota nga banoret e fshatit mifol . Flm nqs e publikoni. Anonim.