Në Shqipëri, shumë fëmijë dhe adoleshentë përjetojnë sfida që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. Të dhënat e fundit të OSBH tregojnë se një pjesë e madhe e të rinjve në moshën 11-15 vjeç raportojnë shqetësime të shpeshta si ankth, nervozizëm apo dhimbje koke, duke reflektuar një nivel të lartë stresi dhe presioni në jetën e përditshme.
Një problem tjetër shqetësues është bullizmi online, i cili prek një pjesë të madhe të adoleshentëve dhe përfshin kërcënime apo fyerje në internet. Veç kësaj, dhuna në familje mbetet e përhapur, me shumë fëmijë që ndihen të pasigurt në shtëpi. Këto përvoja ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional dhe social të të rinjve, duke rritur nevojën për mbrojtje më të fortë.
Ndërkohëë, përdorimi i duhanit, cigareve elektronike dhe alkoolit po përhapet mes adoleshentëve, duke sjellë rreziqe shtesë për shëndetin e tyre. Specialistët theksojnë se duhet të forcohen politikat e mbrojtjes së fëmijëve, edukimi për prindërit, masat për sigurinë online dhe përpjekjet për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe shumë mbështetës për të rinjtë në vend.